Atentati mafioz në Tiranë, si u ekzekutua me 9 plumba biznesmeni në një lokal. Pistat, identikiti i autorit dhe dëshmitë okulare të ngjarjes

December 17, 2022
min lexim

Tirana është tronditur pasditen e djeshme nga një ekzekutim mafioz në mes të një prej lagjeve më të populluara të Tiranës.

Një person, i vetëm, ka hyrë në një kafene dhe është drejtuar drejt një tavoline, ku gjendej biznesmeni Edmond Papaj. Ka qëlluar 9 herë mbi të dhe më pas ka dalë i qetë nga lokali, duke kaluar nga pas tij në këmbë. Nga aty për të humbur gjurmët, ndërkohë që është tentuar t’i jepet ndihma e shpejtë klientit të përgjakur, por pa mundur të mbahej në jetë. Policia, si rrallë kohëve të fundit, reagoi menjëherë duke ngritur postblloqe të shumta në të gjitha nyjat që të nxjerrin nga Tirana, por pa mundur të bihej në gjurmët e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekspertë e drejtues policie, por gjurmët e lëna nga vrasësi ishin vetëm viktima dhe plumbat e shumtë në ambientet e lokalit. Policia me shpresën e një identikiti, ka marrë në pyetje personat që janë gjendur në atë moment në lokal, ka nisur hapjen e kamerave të sigurisë afër ambientit dhe në afërsi të lokalit, por deri orëve të vona të mbrëmjes nuk ka shkuar tek asnjë person i dyshuar. Burime policore thanë për gazetën ‘Panorama’ se autori ka qenë i maskuar me kapuç dhe se ka kaluar nga pas lokalit krejtësisht i qetë. Sipas Policisë, autori ka pasur informacion të saktë në lidhje me lëvizjet e viktimës së tij, pasi biznesmeni ka mbërritur pak çaste para se sa të vritej në Tiranë, pikërisht në vendin ku edhe u ekzekutua. Ai kishte sjellë nënën e tij tek i vëllai dhe kishte zbritur të pinte një kafe në lokalin e lagjes, kur personi i maskuar me kapuç të zi e ka goditur me armë duke i marrë edhe jetën.

HETIMET

Policia bëri me dije mbrëmë se ka nisur hapjen e dhjetarë pamjeve filmike brenda, jashtë dhe nga ana e pasme e lokalit, në të cilin ndodhi atentati mafioz. Nga të dhënat e marra edhe nga dëshmitaret okularë dhe nga pamjet, ata kanë fiksuar tashmë një identikit të autorit të krimit, por pamja në pjesën e fytyrës dhe të kokës është e mbuluar me anë të një kapuçi të zi, çka nuk ka lënë asnjë detaj të dukshëm për kamerat apo personat që do të gjendeshin në vendin e vrasjes.

Sipas dëshmisë së njerëzve të viktimës është mësuar se biznesmeni Papa, i cili rezulton të ishte pronar i një hoteli të njohur në Sarandë, kishte mbërritur në Tiranë pak momente para ngjarjes. Ai kishte udhëtuar nga Saranda në Selitë bashkë me nënën e tij, të cilën e kishte lënë te banesa e të vëllait dhe vetë, në atë moment, ka zbritur poshtë pallatit për të pirë kafe. Policia dyshon se autorët e kanë pasur informacionin e saktë të lëvizjes së Edmond Papës, ndërkohë që dyshohet që një person është larguar nga Selita për në drejtim të paditur. Por Policia ka dyshime që autori të mos ketë dalë nga Tirana, për shkak se nuk është gjetur ndonjë mjet i djegur pas atentatit, siç është edhe rituali i zakonshëm i këtyre ngjarjesh. Policia dhe grupi hetimor që kanë marrë në duar hetimet po verifikojnë të shkuarën e viktimës për të mësuar se nga ka ardhur edhe mëria.

Nga informacionet e para që janë grumbulluar në lidhje me viktimën, 49 vjeç dhe pronar të një biznesi të njohur, dyshimi i parë lidhet me aktivitetin e tij në shtetin helen prej shumë vitesh. Ai ka qenë me precedentë në fushën e narkotikëve, thotë Policia, e për pasojë hetimet janë përqendruar pikërisht në pistën e hakmarrjes ose pazareve të pista që vijnë nga aktiviteti në trafikun e drogës. Po ashtu, po kërkohen dëshmi edhe nga miq dhe të afërm të tjerë të viktimës për të mësuar nëse viktima ka pasur ndonjë konflikt kohëve të fundit për shkak të biznesit në qytetin e Sarandës, pasi familja e ngushtë e tij ka refuzuar të kishin ndonjë konflikt të hapur me ndonjë person. Në fakt, edhe mënyra se si ka lëvizur Papa para se sa të ekzekutohej, sipas hetuesve, nuk lë dyshimin e ndonjë personi që ruhej.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trazirat në Peru, mijëra turistë të bllokuar në Machu Picchu

Story i radhës

167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë