Atentati mafioz me dy viktima/ Gledis Nano në Vlorë, vizitë në komisariat dhe inspektim në qytet

min lexim

Një ditë pas atentatit me armë zjarri që la pas dy viktima, drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zbarkuar në Vlorë.

Sëbashku me drejtorin e hetimit të përgjithshëm ai ka qëndruar për disa minuta në komisaritin e Vlorës dhe më pas dalë dalë në qytet.

Në vijim priten më tepër detaje rreth qëllimit të kësaj vizite dhe detyrave të lëna.

Sakaq vijojnë hetimet për të zbuluar gjurmë që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të atentatit mafioz të ndodhur paraditen e 18 gushtit 2022 pranë mbikalimit të Panajasë në Vlorë.

Mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Shpati Lena dhe Hakim Xhezos.

Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz.

Dy të rinjtë, kanë qenë duke lëvizur me Benz në momentin e sulmit nga ekzekutorët të cilët kanë qenë në një BMË dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Shenja plumbash ka në pjesën e pasme, në pjesën anësore, ndërsa breshëria është përqëndruar tek xhami i përparmë i makinës që drejtohej nga Hakim Xhezo, ndërsa Shpati Lena ka qenë pasagjer. Sulmi ka zgjatur më pak se dy minuta.

Më pas ekzekutorët me makinë janë larguar me shpejtësi  drejt Fierit dhe më pas makina ka marr daljen në të djathtë në Levan duke shkuar në rrugën nacionale Levan Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit  në zonë të braktisur

Automjeti rezulton ditë më parë i vjedhur në Durrës teksa i kishin vendosur targa Italiane për të humbur gjurmët.

 Në brendësi të tij janë gjendur tre kallashnikovë të shkrumbuar nga flakët cka e bënë të vështirë identifikimin e provave që mund të cojnë drejtë arrestimit autorët

Geno alias Shpati Lena kishte dje ditëlindjen, ndërsa me shokun e tij Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës. Në mjet iu gjet rroba dhe ushqime, ndërsa do t’ia çonin Eduard Xhezoz i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa minuta ushtrime në javë mund t’ju ndihmojnë të zgjasni jetën tuaj

Story i radhës

Një gabim i EA bëri që Fifa 23 të shitej për 0.06 dollarë

Të fundit nga