Atentati i dytë ndaj Trump, reagon Berisha: Armiqtë e lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve

September 16, 2024
1 minut lexim

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” lidhur me atentatin e dytë në 9 javë ndaj kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Berisha thotë se bëhet fjalë armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Reagimi i plotë i Berishës:

Atentat tjetër ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Miq, mbrëmë një ngjarje e rëndë tronditi SHBA dhe mbarë botën. Armiq të lirisë që mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA kryen në një hark kohor dy mujor një atentat tjetër tentativë vrasjeje ndaj kandidatit për President të Partisë Republikane, ish-presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Palm Beach.

Atentatori Ryan Wesley Routh u pikas nga shërbimi i fshehtë i i presidentit që qëlloi drejt tij në momentin kur ngriti armën dhe po merrte shenjë ish-presidentin për të qëlluar atë.

Presidenti Trump fill pas atentatit që sipas autoriteteve zyrtare synonte vrasjen e tij njoftoj në platformën X se ai ishte shëndoshë e mirë dhe bëri thirrje për Bashkim, Paqe, të bëjmë Amerikën të madhe përsëri. Ne nuk dorëzohemi!

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh solidaritetin e saj me Partinë Republikane dhe kandidatin e saj për President Donald Trump dhe dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal me të cilin forca të errësirës duan të përcaktojnë me plumba dhe jo me votë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vendin e madh të lirisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, po kërkojnë rritje page deri në 550 euro

Story i radhës

Nis viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë