Atalantës nuk i mjafton eurogoli i ukrainasit për fitore ndaj Juventusit 

February 13, 2022
1 minut lexim

Futbollisti ukrainas, Ruslan Malinovsky, është shënues për Atalantën, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Juventusin, në ndeshjen që u zhvillua në Bergamo.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dha atomin e fundit për Atalantën.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 35-të.

Në minutën e 76-të, një skemë mirë e menduar nga Atalanta, tek gjuajtja e lirë, Freuler nuk godet direkt por pason deri të Ruslan Malinovsky i cili gjuan furishëm nga 24-25 metra, duke u futur topi në këndin e djathtë të portierit Szczesny.

Nuk mjafton eurogoli i ukrainasit, Danilo barazon rezultatin pas asistimit të Dybalas në minutën e 90+2.

Juventusi renditet në vend të katërt me 46 pikë dhe Atalanta një pozitë më poshtë me 44 sosh pas 25 jave në Serie A.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Humbi prindërit nga Covid-i, përjetimi i gazetares që ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend

Story i radhës

240 minuta në ditë që e bëjnë dallimin i pasur – i varfër

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë