Atalanta huazon futbollistin shqiptar

1 minut lexim

Erdis Kraja do të provojë një tjetër aventurë në huazim.

Atalanta ka vendosur ta lejojë të lojtarin të provojë një eksperiencë të re, por pa hequr dorë nga kartoni i tij. 22-vjeçari do të mbetet në Itali, por i duhet të luajë në Serinë C.

Kraja është prezantuar në radhët e Peskarës, e cila ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes së vetë zyrtare.

“Delfino Pescara 1936 njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin Atalanta Bergamasca Calcio për marrjen e përkohshme të së drejtës për shërbime sportive të futbollistit Erdis KRAJA”, shkruhet në komunikimin zyrtar të klubit Peskara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kyuchyuk: Historia është pjesë përbërëse e procesit të negociatave

Story i radhës

HBO Max dhe Discovery+ kombinohen në një platformë të vetme

Të fundit nga