Krishtlindja dhe e gjithë periudha që i paraprin ngjallin emocione dhe ndjenja shumë të forta tek njerëzit. Ka nga ata që i duan pa masë dhe nga ata që vuajnë prej tyre për arsye të ndryshme. Kjo sepse sezoni i festave mund të çlirojë ndjenjat dhe nevojat që shpesh i mbajmë të fshehura.
Krishtlindja tregon për fëmijërinë tonë, për momentet e lumtura në familje, për buzëqeshjet dhe përqafimet që mbeten të gdhendura në mendje dhe në zemër. Duke u rritur, perceptimi i festave ndryshon në mënyrë të pashmangshme, stili i jetesës na largon aq shumë nga të parit vetëm anët pozitive, aq sa duhet të ndihemi më pranë fëmijës brenda nesh.
Por çfarë do të thotë Krishtlindjet nga pikëpamja psikologjike?
Dekorimi i një peme të Krishtlindjes largon stresin e jetës së të rriturve. Dekorimet e hershme ndihmojnë për të lënë pas stresin e jetës së të rriturve. Dekorimet kanë fuqinë të shumëfishojnë entuziazmin dhe të na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë. Nëse nuk e keni bërë ende, atëherë është koha për të nxjerrë pemën e Krishtlindjes dhe për të hequr qafe stresin.
Na bën të dukemi më bukur
Nëse keni fqinjë për t’u njohur ose për t’u lidhur, është koha të dekoroni derën tuaj të jashtme. Një studim zbuloi se dekorimet e jashtme të Krishtlindjeve na bëjnë të dukemi më dashamirës dhe të shoqërueshëm ndaj tyre.
Na lidh me njerëzit e dashur
Fryma e Krishtlindjes, veçanërisht dekorimet në shtëpinë tonë, krijojnë një lidhje me të dashurit që nuk janë më pranë. Atmosfera e Krishtlindjeve ndihmon për t’i ndjerë ata më afër dhe për të rijetuar momentet e festave të kaluara së bashku.
Rrit mirëqenien psiko-fizike
Të gjitha këto ndjenja pozitive vetëm sa do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë , të jeni më të lumtur dhe të rrisin mirëqenien tuaj të përditshme. Me pak fjalë, më në fund kemi një shpjegim për të qenë në gjendje të shfaqim me krenari dekorimet tona të dashura të Krishtlindjeve.