“Ata na kanë mbajtur gjallë”, Spartak Ngjela tregon realitetin shqiptar

min lexim

12 mijë shqiptarë janë larguar me gomone drejt Anglisë këtë vit, dhe piku i lëvizjes ka qenë nga qershori deri në tetor sipas të dhënave të dala nga Komisioni i Çështjeve të Brendshme në parlamentin britanik.

Në 2020-tën, kjo shifër ishte vetëm 50 theksojnë me shqetësim ligjvënësit anglezë.

Për avokat Spartak Ngjelën kjo nuk është një shifër e madhe dhe ikin me gomone apo jo ai e konsideron një sukses.

I ftuar në një studio televizive, ai thotë se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë emigracion të ligjshëm, por ajo çfarë është më e rëndësishme sipas tij, është fakti se ky vend mbahet gjallë prej tyre.

Ngjela: Nuk është shifër e madhe. E konsideroj sukses atë, si me gomone si pa gomone. Unë jam për këtë largim se ai na ka mbajtur gjallë. Sjellin mbi 3 milion euro këtu, ajo na mban. Politika në vitet ’92-’96 shkatërroi 500 fabrika në Shqipëri, nuk ka prodhim. Ata na kanë mbajtur gjallë dhe bravo u qoftë! Nuk ka pasur ndonjëherë emigracion të ligjshëm nga Shqipëria, të gjithë e kanë marrë me forcë. Kanë ikur me anije, me të gjitha, ata na kanë mbajtur. Po të mos jenë ata, këtu ha njeriu njerinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse emocionoheni kur dëgjoni këngën tuaj të preferuar?

Story i radhës

EDITORIAL/ Mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Shqipëri, shumë marrëveshje, pak realizime

Të fundit nga