Asus lançon pllakat amë dhe kartat grafike të para pa kabllo

min lexim

Asus prezantoi kartën e re grafike RTX 4070 së bashku me disa pllaka amë B760 dhe vjen me kontektorë të fshehur të energjisë.

Karta grafika del në shitje më 15 Shtatori dhe është e para pa kabllo që vjen në treg. Komponentët e rinj momentalisht janë të disponueshëm vetëm në tregun Aziatik dhe me shumë gjasa do të mbeten të tillë.

Produktet marrin inspirim nga linja e produkteve BTF (Back-to-Future) e Asus të cilët kanë për qëllim përmirësimin e aspektit estetik të komponentëve të kompjuterëve duke fshehur ose zëvendësuar të gjithë konektorët e dukshëm.

Për pllakat amë, Asus ka zhvendosur kontektorët në pjesën e pasme të pllakës amë. Për kartën grafike kabllot janë hequr dhe zëvendësuar nga në kontektor energjie quajtur HPCE i vendosur direkt në pllakën amë.

Pllakat amë BTF nga Asus kanë këtë lloj kontektori por jo të gjithë. TUF Gaming Z790 BTF vjen me këtë kontektor por jo B760M-BTF Wi-Fi.

Asus gjithashtu prezantoi dy kasa të reja të cilat kanë hapësirat e nevojshëm për akomodimin e kontektorëve në pjesën e pasme të pllakave amë BTF siç është Asus A21 dhe TUF Gaming GT502 Concept Case.

Ndërkaq karta grafike RTX 4070 pa konektorë me kabllo do të kushtojë rreth 728 dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

LSDM: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d do të sjell përfitime për kompanitë vendore

Story i radhës

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 15 të tjerë në Bregun Perëndimor

Të fundit nga