Astrit Kryeziu ka garuar sot në disiplinën 800 metra të atletikës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Atleti ynë dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 1:50.57 minuta.
Renditja e tij ishte vendi 17, ndërsa në baterinë e tij doli i pesti nga shtatë sish.
Koha e tij nuk mjaftoi që të kualifikohet në finale, ku u kualifikuan dy të parët e baterisë së tij.
Të dielën garojnë dy atletët tjerë, Gresa Bakraqi dhe Alaudin Suma.