Aston Villa i gjen menjëherë zëvendësuesin

January 1, 2023
1 minut lexim

Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës protagoniste në Botërorin 2022, duket se është shumë pranë ndërrimit të skuadrës.

Gardiani argjentinas, protagonist me pritjet por edhe veprimet e tij, ka qenë një nga emrat më të diskutuar dhe janë të shumtë klubet e mëdha që janë gati të vihen në garë për të firmosur me të që në merkaton e janarit.

Aston Vila duket se është gati që të lejojë një transferim të tillë dhe ndonëse portieri është kthyer në Angli dhe ka nisur përgatitjet për vijimin e sezonit, nuk shihet si titullar për momentin nga trajner Unai Emeri. Mediat angleze bëjnë të ditur se klubi është gati të pranojë ndonjë ofertë të rëndësishme që i vjen për portierin, duke iu frikësuar pak edhe faktit se reagimet e tij pas suksesit në Katar do të tërheqin më shumë vëmendje se sa duhet ndaj paraqitjeve të tij.

Nëse shitja do të realizohet që në ditët e ardhshme, atëherë klubi është bërë gati për një lëvizje shumë të rëndësishme pasi do të investojë gjithcka për firmën me Xhordan Pikford. Portieri i përfaqësueses së Anglisë nuk ka rinovuar me Evertonin dhe është në vitin e fundit të kontratës, ndaj nuk do të jetë shmë e vështirë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mundësuar ndërrimin e skuadrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga të fshehtat personale te krahasimet e politikanëve me kafshët, intervista humoristike e Sali Berishës zbulon gjithçka

Story i radhës

Që nga sot, Whatsappi nuk do të funksionojë më në këto telefona

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë