Assassin’s Creed Mirage, versioni i ardhshëm i lojës aksion-aventurë të Ubisoft, do të vijë në 2023. Publikuesi njoftoi datën e debutimit ditën e sotme gjatë evenimentin Ubisoft Forward.
Ngjarjet të cilat nisin dy dekada përpara se të vinte Assassin’s Creed Valhalla, ndërsa loja do të ribashkojë fansat me Basim Ibn Ishaq dhe rikthim në rrënjët e saj.
Gjatë prezantimit, studioja që po udhëheq zhvillimin e lojës, e përshkroi Basim si vrasësin më të frikshëm në historinë e lojës. Ai do të ketë aftësi të reja që e asistojnë në shmangien e zbulimit, disa që mund ti shikoni edhe në trailerin që Ubisoft ndau sot.
Njëlloj si Senu në Origins, Enkidu do të kontrollojë përpara duke identifikuar kërcënimet e mundshme, por e re në Mirage do të jenë shigjetarët.
Përveç bombave të tymit dhe minave helmuese, Basim do të ketë fuqinë për të ngadalësuar kohën apo kryer vrasje të shumëfishta njëherazi.
Aksioni do të rikthehet në një qytet të vetëm, në Bagdatin e viteve 861. Ubisoft thotë se Basim do të jetë ndër vrapuesit më të shpejtë në historinë e lojës.
Kur të mbërrijë vitin e ardhshëm, Assassin’s Creed Mirage do të jetë i disponueshëm në PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One, Xbox Series X/S, Amazon Luna dhe PC. /GameWorld Albanian