Ubisoft po përgatitet për një kalendar të ngjeshur në Vjeshtë me debutime të mëdha të disa lojërave. Assassin’s Creed Mirage është një prej titujve të shumëpritur i cili do të mbërrijë më 5 Tetor, një javë më herët sesa ishte parashikuar.
Lëvizja i jep lojës pak më tepër distancë kohore krahasuar me titullin tjetër të madh që është Spider-Man 2 i cili vjen në PS5 më 20 Tetor.
Megjithatë Assassin’s Creed Mirage do të përballet me Detective Pikachu Returns që debuton në Switch më 6 Tetor.
Assassin’s Creed Mirage has gone gold and is coming out a week early! 📀
On behalf of the entire team, we can’t wait for you to explore 9th Century Baghdad with Basim.
Your journey now starts on October 5. Save the new date! #AssassinsCreed pic.twitter.com/eWAZttvjIX
— Assassin’s Creed (@assassinscreed) August 14, 2023
Me Mirage, Ubisoft ka vendosur ta rikthejë Assassin’s Creed tek rrënjët. Ka një spekët më të vogël sesa titujt e fundit (Assassin’s Creed Valhalla) që do të thotë se duhen rreth 25-30 orë për të përfunduar lojën plotësisht krahasuar me 100 orë në Valhalla.
Ngjarjet e Mirage ndodhin dy dekada përpara Valhalla dhe zhvillohen në shekullin e 9 në Bagdad. Vëmendje të veçantë do të marrë fshehtësia krahasuar me titujt e kaluar ndërsa karakteri kryesor Basim Ibn Ishaq mund të ngadalësojë kohën për të ndihmuar në planifikimin e vrasjeve.
Mirage do të ketë gjuhën e plotë arabe së bashku me titra. /GameWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL