asociacioni po jo kurti i pergjigjet pyetjes direkte te al jazeera s 66e95be379c21

“Asociacioni, po – jo?”, Kurti i përgjigjet pyetjes direkte të Al Jazeera-s

September 17, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti i tha Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një dokumentar me titullin “Kosova: Krijimi i një shteti”, Kurti pyetet: “Pyetje direkte: Asociacioni, po apo jo?”

“Sigurisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetë-menaxhim. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë”, thotë Kurti.

Por ai the se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, “sikur të jetë tavolinë suedeze” dhe “as ta vendosni përpara marrëveshjes bazë”.

“Si pako, kam thënë po”, nënvizoi kryeministri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari ligji per gjuhen shqipe nuk mund te shfuqizohet bdi dhe lsdm e derguan ne komisionin e venecias 66e95b718cd35
Story i mëparshëm

Taravari: Ligji për gjuhën shqipe nuk mund të shfuqizohet, BDI dhe LSDM e dërguan në Komisionin e Venecias

bekim qoku tregon sukseset e qeverise ne afersi te 100 diteshit e pare 66e95c2c5dc2c
Story i radhës

Bekim Qoku tregon sukseset e Qeverisë në afërsi të 100 ditëshit e parë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë