asociacioni nuk eshte zgjidhje ish ambasadori me kritika per be ne ja si te veprohet me dialogun kosove serbi 67e83063d97c0

“Asociacioni nuk është zgjidhje!”/ Ish-ambasadori me kritika për BE-në – ja si të veprohet me dialogun Kosovë-Serbi!

March 29, 2025
min lexim

Kanë kaluar afër dy vite pa një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i gjithë procesi duket se ka stagnuar. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.

Mirëpo, në vazhdimësi bashkësisë ndërkombëtare i është kërkuar që ta shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Sipas tij, qasja e gabuar e Bashkimit Evropian ka ndikuar që të stagnojë ky proces i negociatave.

Madje, tha se BE-ja nuk ka dashur ta pranojë, në më shumë se tri dekadat e fundit boshti i së keqes në Ballkan ka qenë Serbia.

“Gjendja në të cilën ndodhet dialogu dy vite pas marrëveshjes së shumëpritur dhe shumë të diksutuar të Ohrit mendoj se tregon qasjen e gabuar dhe të anshme të BE-së në këtë dialogut. Qasja aktuale e BE-së më ngjanë si në fillim të viteve 1990-të, kur disa vendeve të rëndësishme evropiane, për shkak të lidhjeve historike me Beogradin, dhe rivaliteteve të brendshme për dominim në Evropë, ndërtuan një qasje mirëkuptuese ndaj Serbisë. Edhe atëherë, tamam sikur edhe sot, qasja mirëkuptuese dhe toleruese ndaj Serbisë ndërtohej me argumentin se ajo mund të anojë nga Rusia. Nuk ndërtohet në këtë formë paqja dhe qëndrueshmëria, duke ndjekur një politikë konjukturale.

Një gjë BE-ja nuk ka dashur ta pranojë dhe nuk po e pranon, në më shumë se tri dekadat e fundit boshti i së keqes në Ballkan ka qenë Serbia dhe politika e saj hegjemoniste. Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga idetë dhe plane (doktrina) e Milosheviqit për krijimin e një shteti të madh serb. Serbia asnjëherë përgjatë gjithë shekullit 20 nuk ka arritur të gjejë lumturinë e sja brenda kufijve të saj të njohur si shtet me 1878. Të gjithë e dimë se ky shtet ka një histori të ekspansionit të vazhdueshëm dhe kjo doktronië e Serbisë së Madhe ka mbetur e padënuar”, deklaroi ai.

Image

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Ish-ambasadori përmendi edhe Asociacionin, derisa tha se nuk e kupton se si përse Kosovës i kërkohet diçka që si kërkohet Serbisë, e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk arrijë ta kuptoj si BE-ja thotë kemi një marrëveshje historike në Ohër, ndërkohë që Serbia vazhdon fushatën e saj diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës, në kohën kur ajo ndërmerre agresion ushtarak, në kohën kur ajo mban në kushtetutën e saj edhe territorin e Republikës së Kosovës.

Në mungesë të një qëndrim konsekuent, BE-ja është bërë shurdhuese me çështjen e Asociacionit, ndërkohë që nuk na tregon cilat të drejta u mungojnë serbëve. Ndërkohë që nuk na tregon se ky asociacion do të jetë në dobi të forcimit të funksionalitetit të Kosovës apo do të jetë një zgjatje e Serbisë brenda Kosovën. Se kuptoj, përse Kosovës i kërkohet diçka që si kërkohet Serbisë, Kosovës i kërkohet diçka që si kërkohet Maqedonisë së Veriut, Kosovës i kërkohet diçka që si kërkohet Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit”, shtjelloi ai.

Duke u bazuar në këtë gjë, Ukshini potencoi se njohja reciproke është e domosdoshme, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhen problemet mes dy palëve.

“Shikuar në këtë këndvëshrim edhe unë e ndajë mendimin se në qendër të dialogut të Brukselit duhet të jetë njohja reciproke, natyrisht nëse BE është e interesuar ta zgjidhë konfliktin përgjithmonë në Ballkan. Në anën tjetër, Serbia mund të dialogojë kështu edhe 100 vjet, pasi konsideron se me këtë qasje e vonon integrimin e shtetit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

Unë mendoj se dialogut mund të vazhdojë me sukses vetëm nëse BE kërkon nga 5 vendet mosnjohëse ta nijohin Kosovën mbi bazën e opinionit juridik të GJND-së. Vetëm kështu rritet besueshmëria te BE si ndërmjetësuese, vetëm kështu Serbia ka hapësirë anovruese dhe prolonguese. Si ka mundësi Keni, një vend afrikan ta njoh Kosovë, ndërsa BE-ja dhe 5 vendet e saj të mos e njohin një shtet evropian.

Po kështu, me këtë qasje, ku 5 vendet e BE-së me mosnjohjen e Kosovës i bashkohen pozicionin serbe dhe rus, në fakt ato e minojnë suksesin Perëndimit dhe të BE-së në Kosovë dhe në rajon”.

Tutje, ai u tregua i prerë duke thënë se Asociacioni nuk mund t’i zgjidh problemet dhe të ofrojë diskutime të duhura.

“Të jemi të qartë, dialogu nuk mbyllet as me formimin e asociacionit dhe as nuk normalizohen marrëdhëniet. Do të kemi kërkesa të reja dhe të patundshme. Pika 7 e Marrëveshjes së Ohrit edhe ashtu parasheh mundësinë e hapjes s dialogut për çështjen e Kishës Ortodokse Serb, e cila historikisht ka qenë në shërbim të kauzës së Serbisë së Madhe. Nuk mund të ketë marrëveshja paqeje me njerëzit që vijnë nga regjimi i Milosheviqit, bartësit të idesë së “zgjidhjes përfundimtare” në Kosovë, që nënkuptonte vrasjet masive dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

Duhet ta pranojmë largimi i i Britanisë së Madhe nga BE-ja e ka zbehur zëri dhe rolin evropian në rajon dhe me këtë edhe në dialogun Kosovë-Serbi”, nënvizoi ish-ambasadori.

Ndër të tjera, ai shtoi se dialogu mund të ketë sukses kur 5 vendet e BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe kur atëherë çështja e integrimit të Kosovës në KiE, në BE dhe në NATO të bëhet e prekshme.

Çështja e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme, që nëkuptonte edhe njohje të ndërsjellë ishte propozuar në gusht të vitit 2013 nga Britania e Madhe dhe Gjermani. Me atë rast Mbretëria e Bashkuar (UK) dhe Gjermania (DE) synuan të “shpjegojnë më mirë pozicionin e tyre lidhur me kornizën negociuese për Serbinë” përmes një non –paper mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Fokusi kryesor i këtij dokumenti ishte që procesi i normalizimit të ishte “full normalisation”, që nënkuptonte se normalizimi i plotë duhej të formësohej në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët. Kjo marrëveshje do t’u garantonte Kosovës dhe Serbisë mundësinë për të vazhduar rrugëtimet e tyre përkatëse drejt BE-së, bashkë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që kjo sjell me vete. E gjithë kjo do të duhej të jetësohet si kushtëzim final i Kapitullit 35. Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë rrugëtimet e tyre përkatëse drejt BE-së, bashkë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit që kjo tërheq me vete.

Dialogu mund të ketë sukses kur 5 vendet e BE-së, ashtu siç i ishte premtuar Kosovës para Ohrit, ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe kur atëherë çështja e integrimit të Kosovës në KiE, në BE dhe në NATO bëhet e prekshme, atëherë Serbia do ta ndjente të nevojshme bërjen e një marrëveshje me Kosovës.

Nëse BE-ja dhe Perëndimi e shpërblyen Serbinë me trysninë ndaj Kosovës për të formuar në Gjykatë Speciale në Hagë, e cila në fakt vetëm sa po amniston krimet serbe për periudhën 1989-1999, unë mendoj se Kosova nuk duhet të pranojë me dorën e saj të bëjë një asociacion për aq koha sa nuk ka njohje nga 5 vendet e BE-së dhe nuk ka anëtarësim në NATO”, përmbylli Sylë Ukshini për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ilir meta audio mesazh per strukturat e pl nga qelia luftoni qe 11 maji te jete dita historike e triumfit te lirise mbi tiranine 67e82701507ab
Story i mëparshëm

Ilir Meta audio-mesazh për strukturat e PL nga qelia: Luftoni që 11 maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë!

permbysje spektakolare 67e8341e86110
Story i radhës

Përmbysje spektakolare

Të fundit nga

26 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Sot bëhen 26 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e

Horoskopi i datës 11 prill 2025

Dashi Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë