“Asnjë shtet nuk mund të kryejë kërkime për hidrokarbure brenda shelfit kontinental të Türkiye-s”

December 23, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Türkiye’s, Tanju Bilgiç, tha se administrata qipriote greke nuk mund të kryejë kërkime për hidrokarbure brenda shelfit kontinental të Türkiye-s pa pëlqimin e Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk vjen parasysh që ndonjë vend, kompani apo anije të kryejë aktivitete kërkimi ose shfrytëzimi të hidrokarbureve brenda shelfit kontinental turk në Mesdheun Lindor pa pëlqimin tonë”, tha Tanju Bilgiç në një deklaratë.

Ai u shpreh se administrata qipriote greke ka kryer “në mënyrë të njëanshme” aktivitete të këtilla pa pëlqimin e fqinjit të saj, Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), gjë që shkel të drejtat e qipriotëve turq, të cilët janë bashkëpronarë të të gjitha burimeve natyrore brenda dhe rreth ishullit.

Bilgiç shtoi se aktivitete të tilla gjithashtu rrisin tensionin dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor.

“Përderisa propozimi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan i vitit 2020 për të mbajtur një Konferencë gjithëpërfshirëse të Mesdheut Lindor dhe katër propozimet e bashkëpunimit të bëra nga TRNC për grekët qipriotë për burimet hidrokarbure janë ende në tryezë, ne dëshirojmë t’u kujtojmë si vendeve të rajonit, ashtu edhe palëve të treta që grekët qipriotë i fshehin, se përshkallëzimi i tensioneve në Mesdheun Lindor në këtë mënyrë nuk do sjellë dobi për asnjë palë”, tha Bilgiç.

Ai shtoi se Türkiye do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e saj dhe të TRNC-së në Mesdheun Lindor dhe do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet hidrokarbure të TRNC-së në ditët dhe vitet në vijim.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria nënshkroi marrëveshje me kompaninë EjxhTek Grup, hapen 300 vende të reja të punës

Story i radhës

Policia nis hetimet për ndeshjen mes Cityt dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë