“Asnjë pengesë ligjore dhe njerëzore”, bashkëpunimi gjyqësor Shqipëri – Kosovë: Marrëveshja hyn në fuqi më 30 qershor

min lexim

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi nga Prishtina se marrëveshja gjyqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hyjë në fuqi në datën 30 qershor.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Bashkëpunimi mes dy qeverive nuk ka asnjë pengesë, është një bashkëpunim i shkëlqyer. Bashkë me këtë kolegen, dua të ndaj njoftimin se e kemi një marrëveshje në fushën civile dhe tregtare, dua të përgëzoj ligjvënësit, në Shqipëri futet në fuqi në 30 qershor, 2022 do të ketë ndikim në çështjet dhe në qytetarët tanë në zgjjidhjen e cështjeve civile. Sot jemi marrë vesh me ministren Haxhiu, që bashkëpunimin ta shtrijmë dhe më tej, në njohjen e liçensave të avokatëve dhe të jurisprudencës për të dy vendet.Do të ngrejmë një grup pune, për të gjetur një mekanizëm për të zbatuar këtë marrëveshje. 

Ministrja e Kosoves, Haxhiu: Kemi ndërmarrë te nisma, për ushtrimin e profesionit të avokatit, për njohjen e provimit të jurisprudencës, kjo do të bëjë që avokatët të shtrijnë profesionin në të dy vendet. Do të ngrejmë një grup të përbashkët. Do ta përshëndes marrëveshjen për ndihmë të ndërsjelltë juridike që do të hyjë në fuqi më 30 qershor. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Telegram lançon shërbimin me pagesë me funksione të avancuara

Story i radhës

​Marotta paralajmëron shitjen e Milan Skriniarit

Të fundit nga