asnje lajm nga ohri mbi nente ore bisedime cfare po ndodh ne takimin kurti vucic 64161b5b33154

Asnjë lajm nga Ohri, mbi nëntë orë bisedime, çfarë po ndodh në takimin Kurti-Vuçiç!?

March 18, 2023
1 minut lexim

Pas një pauze që raportohet të ketë qenë rreth një orë, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i kanë vazhduar bisedimet në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuçiçit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes.

Pas më shumë se nëntë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcakut, me Kryeministrin  kosovar dhe Presidentin serb.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para disa orësh u ka thënë gazetarëve nw Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund tw vazhdojnë deri në mbrëmje./Albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

humb jeten 67 vjecari me koronavirus shtate raste te reja ne vend 641619f31f6e8
Story i mëparshëm

Humb jetën 67-vjeçari me koronavirus, shtatë raste të reja në vend

cfare po ndodhe ne oher sipas agon maliqit 64161b91c5730
Story i radhës

Çfarë po ndodhë në Ohër sipas Agon Maliqit?

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë