“Asnjë kurorë s’më ndryshon si person” – vajza që u shpall Miss Universe Kosova

June 14, 2024
1 minut lexim

Edona Bajrami u shpall Miss Universe Kosova 2024.

Ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe kështu u bë vajza që do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Ajo është 36 vjeçare dhe jeton në New York.

Bajrami ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë e interesuar të jetë pjesë e kësaj bote por që sipas saj jeta është e paparashikueshme.

Ajo thotë se nuk ka qenë as ëndërr e saj të bëhet miss ndonëse ftesa kishte prej që e re në moshë.

“Nuk ka qenë as në idetë e mija, as plan, as ëndërr. Kam pasë ftesa prej që e mbaj veten mend por nuk kam qenë e interesuar asnjëherë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka rrëfyer se si iu mbush mendja që të jetë pjesë e kësaj eksperience ku e gjitha nisi nga edicioni i  “Nëntorit Shqiptar në New York”, ku edhe iu bë ftesa.

“Ishte nëntori shqiptar në vitin e kaluar në New York, ishin ftuar fytyra publike. Mu afruan më pyetën më thanë se duhet të vish për miss universe Albania. E lamë atë bisedë. Përfundoi mbramja, më kontaktuan nesër. Më thanë është eksperiencë e mirë pavarësisht rezultatit në fund. Mëson shumë gjëra, në fakt mësova shumë gjëra, u mësova si të eci. U thash se pikë së pari sjam e interesume, së dyti nuk e plotësoj kriterin e moshës. Por të nesërmen më thirrën e më thanë se e kanë larguar limitin e moshës, aty thash qenka e shkrume me nis këtë eksperiencë. Fillova të flas me familje e me shoqëri dhe ja ku jam”, ka rrëfyer Bajrami.

Ajo thotë se kjo eksperiencë për të ka qenë mjaft e mirë ndonëse e lodhshme duke shtuar se kurora nuk e ka ndryshuar si person.

“Asnjë kurorë s’më ndryshon si person, jam e njëjta”, ka vijuar Bajrami.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mavraj: Besoj se kolektivi është arma jonë e vetme

Story i radhës

Metodat Natyrale – Si të Kuroni Enjtjen e Kyçeve

Të fundit nga

ShkoLartë