Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo qeveri nuk ka asnjë interes për qytetarët shqiptarë.
Në një komunikim për mediat, jashtë ambienteve të Parlamentit, kreu i PD i kujtoi Ramës instilacionin që do të ndërtohet në kryeministri me një vlerë prej 4 mln euro.
“Pra është një moment tjetër ky që damkos këtë shumicë dhe parlament që ngrihet mbi krimin, drogën dhe dhunimin e votës, sistemin e patronazhistëve. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin, sepse është shndërruar në një mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjen në çdo akt e vendim qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit.
Më lejoni të rikujtoj këtu se për qytetarët nuk ekziston asnjë interes më minimal, për ti mbështetur ata, për të lehtësuar dhimbjen e tyre, përkundrazi për ti vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instalacione 4 mln euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës”, tha Berisha.