Asnjë humbje jete në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 31 qytetarë të infektuar me koronavirus

November 4, 2022
1 minut lexim

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 509 testime kanë rezultuar pozitivë 31 qytetarë, ndërsa janë shëruar 26 pacientë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki:

14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 509

Testime totale 1,999,164
Raste pozitive 331,900
Raste të shëruara 328,091
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Fier 13
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 4
Elbasan 3
Korçë 2

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alma Loki befason të gjithë në Mal të Zi, nënkampione e Ballkanit

Story i radhës

Prapashtica: Prishtina funksionin si grup

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë