Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë infektuar me koronavirus

min lexim

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetë nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 672 testime kanë rezultuar pozitiv 106, ndërsa janë shëruar 148 pacientë.

Tirana kryeson me numrin më të lartë të infektimeve, 38 ndërsa Durrësi 6 raste.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 106 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 106

Të shëruar në 24 orë 148

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 672

Testime totale 1,969,892

Raste pozitive 329,802

Raste të shëruara 324,603

Raste Aktive 1,615

Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 748

Shkodër 168

Elbasan 130

Durrës 130

Fier 115

Vlorë 94

Korçë 46

Gjirokastër 58

Berat 53

Dibër 38

Lezhë 33

Kukës 2

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gega largohet nga Kukësi

Story i radhës

Influencerja e njohur humb unazën e diamantit në Kanalin e Venecias

Të fundit nga