Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349.
Në total numri i rasteve aktive është 434.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com