Asllani e respekton vendimin e Trepçës

min lexim

Gazmend Asllani tregon se ka ndarë rrugët me klubin që kaloi pjesën më të mirë si basketbollist, ndërsa tani e tutje nuk është ndihmëstrajner i këtij kolektivi. 

“Të nderuar miq, bashkëqytetarë, dashamirë të KB Trepçës, shumë të dashur Torcida,

Duke ju falënderuar për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time jetësore në klubin tonë të zemrës, KB Trepça, e ndjej për obligim të ju njoftojë se nuk do të jem më pjesë e klubit.

Gjithë karrierën time profesionale e kam zhvilluar dhe dedikuar për ngjyrat e klubit tonë. Isha aty kur duhej të shënoja pikë e të dhuroja emocione për secilin prej jush. Isha aty edhe kur nuk merrja asgjë nga klubi, përveç dashurisë e respektit nga ju. Isha aty kur shumë të tjerë e braktisën dhe parashikonin fundin e klubit. Isha në fitore dhe në humbje. Sepse e doja dhe e dua këtë klub, i dua këto ngjyra, e dua këtë qytet.

Në ndryshimet e fundit të bëra në klub, kryesia aktuale e klubit nuk e ka konsideru të nevojshëm angazhimin tim si zv. trajner. E respektoj vendimin e tyre.

Unë, sikurse të gjithë ju, do ta dua e do ta mbështes përherë Trepçën tonë. Kudo e kurdo që kërkohet nga unë, jam gjithmonë aty për Trepçën.

Edhe njëherë faleminderit secilit nga ju, e në veçanti Torcidës, që më mbështetët gjithmonë”, njofton Asllani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shëndeti i mbretëreshës shihet si një çështje private

Story i radhës

Kryeministri Kurti vuri gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”

Të fundit nga