Asllani: Dua të mësoj shpejt, mendojmë titullin!

Kristjan Asllani vijon të surprizojë për mirë ambientin zikaltër teksa në ndeshjen miqësore ndaj Monacos ku Inter barazoi me shifrat 2-2, mesfushori i kombëtares u bë protagonist duke shënuar 1 gol.

Pas kësaj sfide, talenti kuqezi theksoi se kërkon të mësojë nga shokët e skuadrës ndërsa shtoi se te Interi kanë një objektiv madhor, të fitojnë titullin.

“Para një viti e gjysmë nuk luaja as me Primaverën dhe tashmë jam këtu te Inter. Unë punoj gjithnjë për të dhënë më të mirën, jam shumë i lumtur që stërvitem çdo ditë me këtë grup. Kam shumë për të mësuar nga ta, por dua të mësoj sa më shpejt të jetë e mundur.

Objektivat personale? Unë i marr ndeshjet me radhë, por si skuadër kemi një objektiv të madh që është të fitojnë titullin. Kemi vëmendjen te titulli dhe do të provojmë ta fitojmë”, u shpreh Asllani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në Greqi një avion ka shpërthyer në ajër

Story i radhës

Shoferët në Elbasan ndër më problematikët, në një muaj rreth 85 mijë euro gjoba nga “Rrugorja”

Të fundit nga