Sulmuesja suedeze me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani nuk do të jetë më pjesë e ekipit të vajzave të Milanit. Ky lajm është bërë i ditur nga klubi kuqezi.
“Ne ndamë kujtime të mrekullueshme së bashku.
Ne e donim çdo minutë. Faleminderit Kosse”, shkruhet në profilin zyrtar.
Ndërsa vet futbollistja komenton në postim: “Këtë fanellë historike e kam veshur me krenari.
Faleminderit Milanit, tifozët dhe falënderoj bashkëlojtarët për këto dy vite kujtime së bashku”.
Burimi: botasot.info