Futbollisti nga Kosova, Fisnik Asllani, me ekipin e Hoffenheimit, nuk ia dalin në duel me Wolfsburgun.
Mysafirët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 15-të të Bundesliga I.
Është humbje e rëndë për Hoffenheimin dhe e përkeqësojnë edhe bilancin në tabelë.
Fisnik Asllani u paraqit nga minuta e 74-të por nuk iu shkoi ndoresh me rivalin.
Hoffenheim nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit, ka vetëm një barazim dhe katër humbje.
Për Wolfsburgun shënuan Kabak (45+5′ – autogol), Baku (56′) dhe për Hoffenheim realizoi Baumgartner (42′).
Wolfsburg është në vend të shtatë me 23 pikë dhe Hoffenheim, bie i 10-ti me 18.