​ASK: Sasia e mbeturinave në deponitë sanitare për 2021 ishte mbi 480.000 tonë

1 minut lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2021.

Rezultatet nga AMT 2021, tregojnë se sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 21.307 tonë/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 960 tonë/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2021 ishte 506.044 tonë/vit.

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2021 ishte: metalet (14%); mbeturinat nga plastika (31%); mbeturinat spitalore (4%); mbeturinat e letrës dhe kartonit (51%).

Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare rajonale në vitin 2021 ishte 483.777 tonë/vit ose krahasuar me të dhënat e vitit 2020, ka një rritje prej 8.6%.

Ndërsa, krahasuar sipas rajoneve, sasia më madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë në deponinë sanitare në rajonin e Prishtinës (Mirash), ishte 67.371 tonë ose 35 për qind.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshimi më i ri që pritet të bëjë Instagrami do t’ju pëlqejë të gjithëve

Story i radhës

Kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe

Të fundit nga