ask cmimet e konsumit shkuan ne 51 vjetore dhe 06 mujore 69123f65927b5

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

November 10, 2025
min lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2025. Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1% në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024, kurse inflacioni mujor ishte 0,6% në muajin tetor 2025.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1% në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024. Inflacioni mujor ishte 0,6% në muajin tetor 2025”, njofton ASK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,1 %  në muajin Tetor 2025 krahasuar me muajin Tetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara  (23,7%), biletat e fluturimeve (21,0%), energjia elektrike (20,3%), pemët (15,3%), kafja, çaji dhe kakao  (13,1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12,4%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (12,4%), mishi (12,3%), shërbimet hoteliere (9,0%), shërbimet ambulantore (8,9%), pajisjet terapeutike (8,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,0%), qumështi, djathi dhe vezët (7,5%),vajrat dhe yndyrat (6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,7%), duhani  (5,6%), buka dhe drithërat  (5,3%),prodhimet ushqimore (5,2%),veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), pijet alkoolike (4,7%),kujdesi personal (4,6%),sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat  (4,5%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,8%), arsimi i paklasifikuar sipas nivelit (3,8%),furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%),gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,5%), gjërat personale (3,3%),perimet  (3,3%),uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet  (3,2%), veshje (2,4%), pajisje shtëpiake (1,8%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me një ndikim të vogël në IHÇK me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,3 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-2,6%) dhe blerja e automjeteve (-1,2%) për qind në IHÇK-it me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2) për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,6 %  në muajin Tetor 2025 krahasuar me muajin Shtator 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8,4%), energjia elektrike (3,3%), perimet  (2,2%), duhani  (2,2%), buka dhe drithërat  (1,2%), shërbimet hoteliere (0,9%), mishi  (0,7%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-6,8%) dhe pemët (-3,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1) për qind në IHÇK-it.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prezantohen planet e kupes se boterorit 2026 69123f5485d86
Lajmi i mëparshëm

​Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

nisi si histori roze dhe perfundoi me pengmarrje si ra ne kurth biznesmeni ne tirane nga vajza qe ngacmonte shkoi per takim intim por 6912400423493
Lajmi i radhës

Nisi si histori rozë dhe përfundoi me pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që ngacmonte. Shkoi për takim intim, por…

Të fundit nga

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të administratës së Uashingtonit. Sulmet vijnë në një moment të tensionuar në
ShkoLartë