​ASK: Çmimet e konsumit shënojnë rritje 4.9%

min lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për 2023, sipas të cilit norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 4,9 për qind.

Publikimi vjetor i IHÇK i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga janari 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002-2023, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në një mesatare prej 4.9%, krahasuar me vitin 2022.

Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: perimet (15.9%), mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (15.1%), energji elektrike (12.9%), pemë (11.4%), prodhime ushqimore (11.3%), sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (11.2%), pije alkoolike (9.5%), mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (9.2%), bukë dhe drithëra (8.9%), qumësht, djathë dhe vezë (8.4%), mish (7.8%), gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7.0%), shërbime të transportit (6.9%), lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (6.7%), kujdes personal (6.5%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (6.5%), shërbimet rekreative dhe kulturore (6.4%), shërbime hoteliere (6.1%), mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.0%), kafe, çaj dhe kakao (4.9%), duhan (4.8%), vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4.8%), gjëra personale (4.3%), blerje e automjeteve (3.8%), këpucë (3.7%), veshje (3.2%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3.2%), pajisje shtëpiake (3.2%), shërbimet ambulantore (2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5.9 për qind në IHÇK.

Rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë 2023 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11.4%) me ndikim (-1%) në IHÇK. 

Story i mëparshëm

Më në fund një foto e Tom Holland dhe Zendaya pas shumë muajsh

Story i radhës

Shkup, 23-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëshortja e tij

Të fundit nga