Asistim i mesfushorit kuqezi në Francë!
AC Ajaccio ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Dunkerque në Ligën e dytë franceze dhe ka blinduar pozitat në vendin e dytë, teksa katër javë nga fundi e sheh veten si pretendente për t’u ngjitur në elitën e futbollit francez.
Protagonist i padiskutueshëm i suksesit ka qenë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili e nisi si zakonisht në formacion dhe asistoi në golin e parë, të shënuar që në minutën e tretë të sfidës.
Mesfushori kuqezi mban fanellën me numrin 10 te Ajaccio dhe deri tani ka shënuar tre gola e ka dhënë një asist, duke qenë titullar i padiskutueshëm në klubin që synon rikthimin në Ligue 1.