Asistenti AI i Opera vjen në iOS

August 17, 2023
1 minut lexim

Opera njoftoi ditën e Mërkure se asistenti Aria AI ka mbërritur në iOS. Funksionaliteti i lançuar në desktop në Qershor dhe vjen nga një partneritet me krijuesin e ChatGPT, OpenAI.

Opera thotë se Aria, tashmë e disponueshme në të gjitha platformat madhore desktop dhe mobile, ka arritur mbi 1 milionë përdorues në desktop dhe Android.

Njëlloj si Bing Copilot i Microsoft dhe Search Generative Experience i Google, Aria mund tu përgjigjet pyetjeve dhe kontekstit të uebfaqeve të hapura.

Asistenti përdor GPT API të OpenAI duke shfrytëzuar arkitekturën Composer të Opera për rezultate në kohë reale nga interneti.

Për të përdorur robotin AI nevojitet një llogari në Opera po askush nuk do të regjistrohet automatikisht. Janë përdoruesit ata që zgjedhin dhe sapo aktivizohet, Aria ofron informacione, ide inovative dhe komanda zanore.

Përveç robotit AI, Opera për iOS tashmë përmban edhe një bllokues reklamash si dhe mbështet Apple Intelligent Tracking Prevention. Shfletuesi ka edhe një VPN të integruar që përdoret falas.

Aplikacioni i përditësuar me AI është i disponueshëm nga dita e sotme në 180 vende të botës. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër fillon seancën për ndryshimet kushtetuese

Story i radhës

Gjermani, aeroporti i Frankfurtit përmbytet nga uji

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë