ashpersohet toni mes indise dhe pakistanit 680c950d5c323

Ashpërsohet toni mes Indisë dhe Pakistanit

April 26, 2025
min lexim

Dëbime, protesta, shkëmbime zjarri – pas sulmit në Kashmir, marrëdhëniet e vështira midis Indisë dhe Pakistanit po përkeqësohen më tej. Njoftohet edhe për akte hakmarrjeje.

Pas sulmit në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga InIndiadia prej të cilit gjetën vdekjen 26 vetë, në Indi po shtohet zemërimikundër sulmuesve dhe kundër Pakistanit. Kudo po zhvillohen protesta pak a shumë spontane.

Gjithashtu njoftohet se Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, ka takuar ministrat e Brendshëm të shteteve federale. për të diskutuar për identifikimin e shtetasve pakistanezë që më pas të zbatohet dëbimi i tyre.

Të dyja vendet urdhëruan pas atentatit dëbimin e nënshtetasve të vendit tjetër nga territori i tyre. Po ashtu Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë njoftoi lëshimi i vizave për shtetasit pakistanezë është pezulluar me efekt të menjëhershëm. Gjithashtu të gjithë nënshtetasve pakistanezë u është kërkuar të largohen nga India deri më 27 prill.

Pezullimi i Traktatit për Ujin

Sidomos njoftimi i Indisë se do të pezullojë Traktatin për Ujin e Indusit shkaktoi reagime të forta nga pala pakistaneze. Pakistanie kundërshton me forcë njoftimin e Indisë për të pezulluar Traktatin për Ujërat, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Shafqat Ali Khan. “Ky traktat i ndërmjetësuar nga Banka Botërore përbën një marrëveshje ndërkombëtare me fuqi detyruese dhe nuk parashikon pezullim të njëanshëm.”

Uji ka rëndësi jetike kombëtare për Pakistanin – “ai është damar shpëtimi për 240 milionë banorët e tij, dhe uji furnizimi me ujë duhet të sigurohet me çdo kusht”. Çdo përpjekje për të ndaluar ose devijuar rrjedhën e ujit drejt territorit të Pakistanit sikurse parashikohet në Traktatin e Ujit të Indusit do të konsiderohet si një “veprim lufte”, shtoi zëdhënësi. Kësaj do t’i përgjigjemi “me gjithë fuqinë dhe me të gjitha mjetet tona”.

Pakistani mbyll hapësirën ajrore për kompanitë ajrore indiane

Në përgjigje të masave të ndërmarra  më parë nga India, Pakistani njoftoi gjithashtu se do të mbyllë hapësirën ajrore për kompanitë ajrore indiane si dhe do të dëbojë nga vendi diplomatët indianë.

Pakistani gjithashtu mbylli pikën kryesore kufitare me Indinë. Qeveria në Islamabad pezulloi edhe marrëveshjen e Simlës, traktati më i rëndësishëm i paqes midis dy fqinjëve, i cili përcakton edhe vijën kufitare në rajonin e Kashmirit.

India e konsideron Pakistanin bashkëpërgjegjës për sulmin

Persona të armatosur sulmuan të martën (22.04) një grup turistësh në një livadh malor në një zonë të njohur pushimesh pranë qytetit Pahalgam, dhe vranë 25 turistë indianë dhe një nga Nepali. si dhe plagosën të paktën 17 të tjerë.

Qeveria indiane e konsideron sulmin ndaj turistëve si akt terrorizmi dhe e konsideron Pakistanin fqinjë si bashkëpërgjegjës për sulmin. Qeveria në Nju-Delhi e akuzoi Pakistanin se mbështet terrorizmin. Kurse Pakistani e mohon çdo lloj përfshirjeje në sulm./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

paralajmerim me gjoba te medha ne britani per firmat e teknologjise ne rast te mosheqjes se permbajtjes se krimit me thike 680c9278028f5
Story i mëparshëm

Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

chanelle hayes shkelqen me bikini te bardha ne tenerife pas humbjes se peshes 680c96efc9cbe
Story i radhës

Chanelle Hayes shkëlqen me bikini të bardha në Tenerife pas humbjes së peshës

Të fundit nga

Alba Pollozhani largohet nga ‘Ferma Vip’

Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplak Albano. “Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2”, thuhej në zarfin e dërguar
ShkoLartë