ashmaa mediat duhet ta respektojne heshtjen zgjedhore 690603f51630b

ASHMAA: Mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore

November 1, 2025
1 minut lexim

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 2 nëntor 2025, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet të transmetojnë asnjë formë të përfaqësimit mediatik zgjedhor.

“Gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, do të konsiderohet se mediat e kanë shkelur këtë periudhë nëse transmetojnë ose publikojnë çfarëdo lloj informacioni, fotografie, materiali audio ose audiovizuel që lidhet me apo në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje; çdo formë raportimi mediatik që në mënyrë të hapur ose të fshehtë është në funksion të fushatës së dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si dhe të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi gjatë ditës së votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, përfaqësuesit e partive politike apo bartës të funksioneve në organet shtetërore”, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së.

Agjencia pret që të gjitha mediat ta përshtatin programin e tyre me rregullat e heshtjes zgjedhore.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkak nje femer tjeter e verteta e ndarjes mes kleas dhe elgitit cpo ndodh me ciftin 6905fa7503cb8
Lajmi i mëparshëm

Shkak një femër tjetër? E vërteta e ndarjes mes Kleas dhe Elgitit! Ç’po ndodh me çiftin

sa paga mujore ju duhen per te blere nje banese ne maqedoni dhe ne vendet e tjera te evropes 69060b0ed9822
Lajmi i radhës

Sa paga mujore ju duhen për të blerë një banesë në Maqedoni dhe në vendet e tjera të Evropës?

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë