Ashensorët e spitalit Klinik të Tetovës projekt vetëm për 24 orë/ Pacientët u rikthehen shkallëve

October 3, 2024
1 minut lexim

 

Dy ashensorët, që ishin projekti i vetëm madhor i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 100 ditët e para të qeverisjes në Spitalin Klinik të Tetovës, duket se kanë pësuar një rikthim në gjendjen e mëparshme, një ditë pas ceremonisë së prerjes së shiritave ata nuk funksionijnë. Aktualisht, pacientët vazhdojnë të përdorin shkallët për të arritur repartet në ndërtesën e kirurgjisë. Në një bisedë telefonike me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Agim Berisha, ai tha për Klan Maqedoni se:

“Ka pasur një defekt, sepse ka hyrë ujë për shkak të problemeve me kanalizimin në spitalin tonë. Shpresojmë që problemi të zgjidhet sa më shpejt.”

Pavarësisht premtimeve dhe projekteve të shpallura nga ministri Taravari, situata me infrastrukturën në Spitalin Klinik të Tetovës mbetet problematike ndërsa shumë projekte të nisura nga ish drejtori Ilir Demiri janë ndërprerë nga drejrori aktual. Defektet në kanalizim kanë ndikuar në funksionimin e ashensorëve, duke i kthyer pacientët në gjendjen e mëparshme të vështirësive për të lëvizur brenda objektit ndërsa një ndër projektet e filluara nga Demiri dhe që është ndërprerë tani është edhe projekti i kanalizimit. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Babai 90-vjeçar rrihet keq nga djali i tij në rrethinën e Tetovës

Story i radhës

Reagon për herë të parë Arbenita Ismajli pasi Fero i mori vajzën

Të fundit nga

ShkoLartë