Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës kanë reaguar ndaj dallimit të pritjes së kryeministrit serb nga Qeveria dhe të kryeministrit Kurti.
“Qeveria monoetnike sot vulosi orientimin e vendit dhe marrëdhëniet me vendet fqinjë. Tentimi për të mbuluar skandalin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes pritjes së Kryeministrit, Albin Kurti, sot dëshmoi se edhe pritja e Kurtit ishte poshtërues për Kosovën në krahasim me pritjen që i bëri sot Kryeministrit të Sërbisë, Millosh Vuçeviq.
Të gjithë ishim dëshmitar se si Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Shkup, nuk u prit me protokol të lartë shtetëror, me orkestrën shtetërore dhe intonimin e himnit të dy shteteve, por u prit në Qeveri vetëm si një mysafir i thjeshtë.
Ndërkaq, sot për Vuçeviq u organizua protokoli më i lartë shtetëror, me ceremoni të kompletuar që nga hyrja në kufi e deri te pritja në Qeveri. Përveç kësaj edhe në deklaratat për media, Kryeministri Mickoski konfirmoi se Sërbia është “më shumë se fqinj” dhe me to ndajmë “më tepër se kufij”.
Përveç kësaj, dy kryeministrat sot u zotuan për forcim të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e energjetikës dhe integrimin ekonomik, derisa në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë, Qeveria shkurton mjetet për projekte infrastrukturore siç është rruga Shkup-Bllacë dhe Korridori 8” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Burimi: TV KLAN