ASH-Sela: Vazhdon avazi i keqpërdorimit të zyrave të shtetit për qëllime partiake

December 22, 2024
1 minut lexim

ASH Sela ka kritikuar Funksionarët se po keqpërdorin zyrat e tyre për aktivitete dhe qëllime të ndryshme, pëcjellë Klan M.

“Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake. Funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiake. Në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve. Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake.

Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake. Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

 

 

 

 

 

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Drenusha e ashpër ndaj Fitimit: Xheneta s’e ka tradhtuar Gjestin

Story i radhës

Rruga për në Galicnik ende nuk është pastruar nga bora

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë