ash sela te zbardhet rasti dhe te ndeshkohen fajtoret e vertete 67fbafbf5d192

ASH-Sela: Të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë

April 13, 2025
1 minut lexim

Nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit për zgjerimin e hetimit për tragjedinë e Koçanit. Nga ASH-ja e Selës kërkojnë që të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtet.

Kumtesa e plotë e ASH-Sela.

“Edhe tragjëditë keqpërdoren për t’i goditur shqiptarët, kjo është padrejtësi edhe ndaj viktimave të Koçanit

Fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me parapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjëdinë e Koçanit kanë dy qëllime:

– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qëndrore.

– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale.

Aleanca për Shqiptarët që në momentet e para ka shprehur ngushllime dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në tragjëdinë e Koçanit. Jemi të interesuar për drejtësi dhe përgjegjësi, për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë për tu dhënë familjarëve të paktën satisfakcionin e drejtësisë.

Padrejtësia, arrestimi dhe akuzat ndaj personave që nuk kanë përgjegjësi për këtë rast dhe keqpërdorimi politik dhe etnik i këtij rasti, vlerësojmë se është edhe padrejtësi ndaj vetë viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët më së shumti presin drejtësi dhe jo keqpërdorim të dhimbjes së tyre.

Ftojmë drejtuesit e Qeverisë, Prokurorisë dhe gjykatave që të ndërpresin këtë fushatë që nuk i shkon në dobi askujt, por dëmton të gjithë, pa përjashtim, si ata që kërkojnë drejtësi ashtu edhe ata të cilëve sot ju bëhet padrejtësi përmes akuzave dhe arrestimeve të pabaza.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

maura higgins ndez coachella n me paraqitjen e saj seksi 67fbab89c4127
Story i mëparshëm

Maura Higgins ndez Coachella-n me paraqitjen e saj seksi

kasami kush ndahet nga grupi e han ujku humbesi me i madh do te jete ai qe del nga vlen 67fbafc358aaa
Story i radhës

Kasami: “Kush ndahet nga grupi, e han ujku,” humbësi më i madh do të jetë ai që del nga VLEN

Të fundit nga

Guardiola dhe gruaja drejt ribashkimit

Pep Guardiola ka kaluar një sezon shumë të dështuar me Manchester City-n, në një vit ku skuadra e tij nuk ishte kurrë në garë për titullin në Premier Ligë, rrezikon ende të

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.
ShkoLartë