ASH: Qeveria të pranojë propozimet tona për të ulur çmimin e derivateve të naftës

May 5, 2022
1 minut lexim

Sot fatkeqësisht qytetarët, kompanitë e transportit të mallrave dhe shërbimeve,  transportit të udhëtarëve e të tjerë, kur të drejtohen drejt pikave të tregtimit me pakicë të karburantëve i pret një befasi e pakëndshme me çmimet e servuara nga kjo qeveri e paaftë dhe zhvatëse, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata thonë se  çmimet e karburantëve sot po tregtohen me çmime shumë të larta e po u afrohen çmimeve para marrjes së masave nga Qeveria për uljen e  TVSH nga 18% në 10%.

“Pra po shihet qartë që masat e ndërmarra nga qeveria janë gjysmake e nuk janë të mjaftueshme, prandaj sot  qytetarët po paguajnë çmime shumë të larta për furnizim me karburant në pompat e benzinës. Kjo situatë po dëshmon se përsëri Qeveria do të duhet të rikthehet në propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe të lejë inatet e tyre politike nga të cilat pësojnë vetëm qytetarë”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ata thonë se kjo parti, kanë propozuar disa masa konkrete për ndryshimin e TVSH-së nga 18% në 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 denarë ndërsa për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, ulje në minimumin e mundshëm të marzhës së tregtimit nga ana e operatorëve që tregtojnë me pakicë dhe si masë e fundit të shihet mundësia që të ketë ngrirje të vlerës së TVSH dhe akcizës në nivelet e një limiti maksimal.

“Por kjo qeveri e paaftë dhe jo përgjegjëse, në të shumtën e rasteve edhe joprofesionale e inatçore, nuk i morri parasysh propozimet tona, por realiteti tregoi se parashikimet e ASH janë të argumentuara e të bazuara në fakte. Prandaj Qeveria duhet një orë e më parë të ulet e ti shqyrtojë propozimet e Aleancës për Shqiptarët, pasi në tregjet botërore të karburantëve parashikohet rritje e mëtejshme e çmimit të arit të zi dhe me akcizat e taksat aktuale, çmimet me pakicë rrezikojnë të rriten edhe më shumë se që janë aktualisht”, qëndron më tej në reagimin e partisë opozitare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, për 100 ditë dëshmuam se sa të aftë jemi

Story i radhës

Nesër vijojnë bisedimet MASH-SASHK, do të debatohet edhe pagesa e rrogave gjatë grevës

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë