ASH: Pushteti aktual inkurajoi elementet antishqiptare, falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

December 24, 2024
1 minut lexim

Shkup, 24 dhjetor – Pushteti monoetnik dhe jolegjitim e konfirmoi për të disatën herë se retorika për drejtësi dhe luftë kundër krimit, në të vërtetë është betejë për të amnistuar veprat më të rënda të krimit dhe fushatë antishqiptare.

Me ardhjen e Qeverisë së VMRO-së dhe vasalëve të Vlen, u inkurajuan të gjitha elementet antishqiptare në shtet, në gjyqësor dhe prokurori. Vendimi i sotëm për të shpëtuar organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017, të cilët me dhunë deshtën të ndalojnë çkapjen e shtetit, tregon më së miri se çfarë orientimi ka ky pushtet. Falja e pjesëmarësve të kësaj ngjarje filloi me lirimin e të burgosurve nga drejtori i burgjeve, procese të tjera të ngjashme, ndërsa tani po vijon edhe me faljen e organizatorëve. Këto vendime janë vetëm inkurajim për ata që cënuan rendin kushtetues të shtetit, ushqen nacionalizmin dhe legalizon terrorizmin si formë të veprimit.

Pyesim vasalët e Vlen se kur do e filloni edhe rigjykimin e kriminelëve tjerë të dënuar për terrorizëm të rendit kushtetues, sepse kjo është fshehtësi publike.

Çdo tendencë e faljes së organizatorëve dhe kryerësve të kësaj ngjarje makabre vetëm se do u jap shtysë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Incident në Çair, që përfundoi me të shtëna

Story i radhës

Rama në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një plan A, të bëhet pjesë e BE

Të fundit nga

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin? Si të përgatitemi për një takim me
sqmken
ShkoLartë