ASH: Prokuroria e regjimit bëri pakt me krimin, kriminelët e blenë lirinë

April 29, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Orce Kamçevit. Nga atje kanë thënë, përkundër vërejtjeve serioze dhe të drejtpërdrejta për krim dhe korrupsion, si dhe mungesë të drejtësisë në vend, nga organizatat ndërkombëtare, skandalet në prokurori dhe gjyqësor sa vijnë e shtohen.

:Sot para syve të gjithë opinionit, prokuroria e ashtuquajtur për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në vend se ta ndiqte vendosi të bëjë pakt me krimin. Këtë e miratoi më pas edhe gjykata penale dhe kështu kriminelëve të dyshuar si Orce Kamçev me kompaninë, u mundësua që ta blejnë lirinë me 5.3 milionë euro. Para të cilat duhej të konfiskohen u përdorën për ta blerë drejtësinë, ndërsa për të u hedhur pluhur syve qytetarëve, Kamçevit iu shqiptua një vit burg, ku do t’i llogaritet paraburgimi, që nënkupton se ai mbetet i lirë për këtë rast”, thonë nga ASH.

Sipas tyre, regjimi hibrid LSDM-BDI nuk lufton krimin, por po lufton qytetarët dhe të gjithë faktorin ndërkombëtar të cilët për çdo ditë alarmojnë për gjendjen kritike në sistemin e drejtësisë.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musk shet aksione në Tesla pas blerjes së Twitter

Story i radhës

Komuna Çair ndau mirënjohje organizatave joqeveritare për angazhimin në fushën e ndihmës sociale të personave në nevojë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë