ASH: MPB të ndalojë presionin ndaj shqiptarëve në Kumanovë, bisedat informative tentim për frikësim

December 6, 2022
1 minut lexim

Jemi këtu para Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, për shkak të shqetësimeve të fundit që me të drejtë kanë alarmuar gjithë opinionin, pasi pjesmarrës në festimin e fitores së reprezentacionit të Zvicrës, janë ftuar në bisedë informative.

Ne u interesuam për këto raste dhe morëm informacione se policia thirret në shkelje ligjore në komunikacion dhe rendin publik, por këto arsyetime janë vetëm alibi.

Qëllimi i vërtetë i këtij operacioni është diciplinimi dhe frikësimi i shqiptarëve në Kumanovë që po përsëritet në vazhdimësi. I bëjmë thirrje MPB-së që të heq dorë nga këto metoda respresive, ndërsa shqiptarëve që janë në pozicione udhëheqëse në ministri dhe në stacionin policor, të kryejnë detyrën dhe të mos lejojnë skenare dhe presione të këtilla ndaj shqiptarëve.

Festat dhe organizimet spontane janë e drejtë demokratike, pjesëmarrësit në atë festë nuk kanë bërë asnjë dëm, ndërsa ka qenë obligim i institucioneve që të kujdesen për komunikacion, t’u mundësojnë qytetarëve festë dhe të riorganizojnë komunikacionin dhe rendin publik pa mos cënuar as të drejtën e festës.

Në Kumanovë dhe mbarë vendin disa herë ka pasur festa dhe organizime të ngjashme, por ligjet vlejnë vetëm kundër shqiptarëve.

Arsim Hasani, Kryetar i degës së ASH Kumanovë

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vetëm një klub i ka bërë ofertë Ronaldos

Story i radhës

Ministri Aliti në Bruksel: Maqedonia e Veriut e ka të qartë objektivin e saj

Të fundit nga

ShkoLartë