ASH: Mbështesim grevën e mësimdhënësve

April 10, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët poashtu mbështet grevën e mësimdhënësve. Ato thonë se qysh para dy vitesh kanë reaguar ndaj ligjit aktual për grevë, sepse në këtë mënyrë sipas tyre ministri i Arsimit dhe Shkencës publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave.

“Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e grevës dhe i kërcënon ata me zëvendësim nëse hyjnë në grevë”, thuhet në reagimin e ASH-së. Kjo thirrje atëherë siç thonë ata, u injorua nga deputetët e shumicës dhe ministri për Arsim dhe Shkencë sot duke u thirrur pikërisht në këtë dispozitë ligjore kërcënon mësimdhënësit dhe pengon të drejtën e tyre për grevë. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Të mos ndalohet procesi arsimor, në kohë krize apeloj për mbështetje

Story i radhës

Milanistët nuk janë dorëzuar

Të fundit nga

ShkoLartë