Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka kritikuar Qeverinë se po plason informata të pasakta në opinion rreth shtrejtimit real të energjisë elektrike në vend.
”Në ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës kohore të këtij viti, kryeministri e ministra të kabinetit qeveritar, por edhe eksponentë të lartë të partive të tyre politike që ata përfaqësojnë, LSDM e BDI, po i servojnë opinionit publik informata të pasakta e të pabazuara në fakte, lidhur me çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar e ato të biznesit të vogël.
Dalin e trumbetojnë se gjoja qeveria po subvencionon në vlerë prej 80 % të çmimit aktual të energjisë elektrike për këto kategori konsumuese. Por, në realitet ata nuk e thonë të vërtetën, sa që edhe vet nuk besojnë në atë që thonë.
Aleanca për Shqiptarët, sot para opinionit publik po prezanton fakte e analiza, të cilat qartësisht tregojnë e vërtetojnë se qeveria nuk e thotë të vërtetën lidhur me çmimin e energjisë elektrike.
Në këtë analizë kemi përfishërë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar, ndriçimin publik e atë të biznesit të vogël (industrial), ku si pikë referencë për krahasim është marrë periudha deri në muajin 06/2022 dhe periudha pas këtij intervali kohor – ajo aktuale.
Kategoria konsumatore biznesi i vogël (industrial)
Konsumatorët industrial – pjesa e furnizimit me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 8.5868
çmimi aktual – denarë 13.8204
dallimi (ndryshimi në çmim) – denarë 5.2336
dallimi (ndryshimi në çmim) – përqindje 60.95%
Konsumatorët industrial – pjesa e distribuimit me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 2.8232
çmimi aktual – denarë 3.3742
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – denarë 0.551
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – përqindje 19.52%
Konsumatorët industrial – furnizimi dhe distribuimi me energji elektrike
çmimi deri me datë 30.06.2022 – denarë 11.41
çmimi aktual – denarë 17.1946
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – denarë 5.7846
dallimi ( ndryshimi në çmim ) – përqindje 50.70%
Pra, për kategorinë konsumatorë për pjesën e furnizimit dhe distribuimit kemi rritje të çmimit në masën prej 50.70 % , një rritje shumë e lartë dhe e papërballueshme për biznesin e vogël .
Nga të dhënat që po ju prezentojmë shihet që një kWh në pjesën e furnizimit me energji e ka çmimin 13.8204 denarë, pra për një MWh konsumatorët e kësaj kategorie paguajnë
224 € ( euro ), ndërsa nëse i referohemi çmimit mesatar për muajin tetor 2022 në tregun e bursës ndërkombëtare të energjisë HUPX ai është në vlerë prej 193.94 € ( euro ) për një MWh, nga ku konkludojmë se biznesi i vogël në RMV i cili furnizohet me energji elektrike tek furnizuesi i shërbimit universal, paguan aktualisht çmim më të lartë edhe nga çmimi që ofrojnë bursat ndërkombëtare. Ftojmë ekipin qeveritar dhe ekspertët e tyre të na e sqarojnë se ku është ai 80% famoz që ata pretendojnë se e subvencionojnë energjinë elektrike për këtë kategori konsumuese!
Poashtu, nga të dhënat që ofrojnë bursat ndërkombëtare të energjisë, gjithashtu shohim se çmimi mesatar vjetor për periudhën janar 2022 – tetor 2022 për një MWh është në vlerë prej
276 € ( euro ), e dhënë e cila gjithashtu e rrëzon teorinë dhe vlerësimin e qeverisë se subvencionojnë energjinë elektrike në masën prej 80 % të energjisë elektrike për konsumatorët e kategorisë të biznesit të vogël, pasi që shihet qartë se nga çmimi vjetor i bursës ndërkombëtare të energjisë, konsumatorët e kategorisë biznesi i vogël në RMV paguajnë vetëm 19 % më lirë energjinë elektrike të konsumuar .
Por, parashtrohen pyetjet:
Pse vallë duhet të krahasohen çmimet që ofron furnizuesi i shërbimit universal me çmimet që ofron tregu i lirë?
Çka i ka shtyrë eksponentët qeveritarë që të bëjnë krahasime të këtilla e të dalin të plasojnë në opinion publik të dhëna të pavërteta e krejtësisht të pabazuara në fakte ?
Mos valle me këtë duan që të mbulojnë paaftësinë dhe keqmenaxhimin me impantet energjetik në vend?
Mos vallë me këto krahasime duan që të mbrojnë Komisionin Regullator të Energjisë (KRRE)?
Një komision totalisht i paaftë e i dështuar në nivelin profesional, komision i cili ka sjellë së fundmi një sistem tarifor të energjisë i cili është jashtë çdo logjike dhe strumbullari i gjithë këtij kaosi të krijuar” – thuhet në kumtesen e ASH-së.