ash jemi per 8 njesi zgjedhore dhe me lista te hapura 61feb5d604d49

ASH: Jemi për 8 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura

February 5, 2022
1 minut lexim
Aleanca per Shqiptaret 780x439 1

Aleanca për Shqiptarët njofton se janë të angazhuar për reformë të sistemit zgjedhor, për institucione më përfaqësuese dhe më të afërta me qytetarin.

“Vlerësojmë se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës dhe nuk përfaqëson drejtë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje, për shkak të problemeve konstante me pabarazinë e votuesve mes njësive zgjedhore.

Në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, do të angazhohemi për arritjen e tri kërkesave thelbësore:

1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i votuesve.

2. Organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura.

3. Garantimi dhe zgjerimi i së drejtës së votës të mërgimtarëve, të cilët duhet të votojnë për listat që garojnë në njësinë zgjedhore në të cilën ata kanë vendbanimin e tyre të përhershëm në vend”, thuhet në kumtesën e ASH-së./

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

muriqi shenon ne kampionatin e spanjes 61feb33940334
Story i mëparshëm

Muriqi shënon në Kampionatin e Spanjës

hetuesi bullgar shoferi fajtor per aksidentin e autobusit te besa trans 61feb7000d784
Story i radhës

Hetuesi bullgar: Shoferi fajtor për aksidentin e autobusit të “Besa Trans”

Të fundit nga

ShkoLartë