ASh-ja të rreshtohet në krah të opozitës shqiptare

January 25, 2024
1 minut lexim

Duke folur për zhvillimet në ASH dhe vendimin që duhet të merr Kuvendi i ASH-së për zgjedhje, Bekim Qoku tha se do të ishte mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës.

“Unë pres shumë, vërtet kam besim te ASH, kam qenë pjesë e saj, i njohë ata njerëz janë njerëz të shkëlqyeshëm, ka njerëz shumë të mirë, tani hiq dy tre veta që kanë interesat e tyre personale dhe e bëjnë gjithë këtë rrëmujë tani për tani, por do të ishte vërtetë mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës. Aleanca është ngritur si opozitarizëm, është trashëgimtare e linjës politike, filozofike të Arbën Xhaferit i cili e kishte si sugjerim ngrohtësinë kombëtare, e kishte si plan program atë edhe këtë linjë e ka trashëgua edhe ASH dhe në këtë frymë të Arbën Xhaferit që kishte dje përvjetorit, është mirë që Aleanca të rreshtohet me opozitën. Jo për hir të opozitës, jo për inatet që ka pasur në atë kohë por për hir të një qëllimi më të madh që të bëjmë një ndryshim, që të rreshtohet në anën e duhur të historisë se vërtetë janë momente kur Aleanca për herë të parë mund të bëjë shumë, guri i saj mund të rëndojë shumë në këtë situatë”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

 

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Andonov: Kam përshtypjen se Mickoski po ndjek një politikë me të cilën dëshiron të sabotojë qeverinë teknike

Story i radhës

Lapaj përplaset ashpër me Manjanin në studio: Dy duar për një kokë janë, do përballemi

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë