ash ja nderpret anetaresine e muhsin arifit dhe e shkarkon nga detyra e kryetarit te deges ne saraj 67f8f0a532cd0

ASH-ja ndërpret anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e shkarkon nga detyra e kryetarit të Degës në Saraj

April 11, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët ka ndërprerë anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e ka shkarkuar atë nga pozita e kryetarit të Degës së ASH-së në Saraj. Siç thotë ASH, ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Komisionit të Etikës.

Muhsin Arifi, U.D. drejtori i Spitalit të Specializuar për Gjeriatri, dyshohet se ka kërkuar 100 mijë euro për të pranuar një pacient në spital, për të cilin kishte informacione se ishte në gjendje të mirë financiare. Ai u arrestua nën dyshime për marrjen e ryshfetit prej 20 mijë eurosh, por kjo, sipas Prokurorisë, në fakt ka qenë vetëm një pjesë e shumës që familja e pacientit ishte e detyruar t’i dorëzonte.

“Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente.

Kodit i Etikës së ASH-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të integritetit moral, ligjor dhe profesional, dhe që anëtarët e strukturave drejtuese të veprojnë në përputhje me ligjin, Programin dhe Statutin e Partisë, duke shmangur përfitimet personale financiare ose materiale.

Bazuar në këtë, Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme té anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente”, thotë ASH-ja.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

sot takohen lideret e vlen it taravari besoj se do te gjejme zgjidhje te pranushme per te gjithe 67f8f0a0d2627
Story i mëparshëm

Sot takohen liderët e VLEN-it, Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranushme për të gjithë

bozhinovska energjia per cdo shtepi stabilitet per te gjithe ekonomine dhe hap i vertete drejt qendrueshmerise klimatike ankandet e energjise jane motori i investimeve 67f8f0a5d96cc
Story i radhës

“Bozhinovska: Energjia për çdo shtëpi, stabilitet për të gjithë ekonominë dhe hap i vërtetë drejt qëndrueshmërisë klimatike – Ankandet e energjisë janë motori i investimeve”

Të fundit nga

Nuk ka paqe për Ronaldon në Arabi

Tifozët e Al Nasr janë kthyer plotësisht kundër Cristiano Ronaldos pasi kanë vënë re atë që ai bëri gjatë humbjes ndaj Al Itihad. Ëndrra e tyre për kampionatin tani ka mbaruar gjithashtu
ShkoLartë