ASH-ja mohon te ketë negociata për në Qeveri

October 21, 2022
1 minut lexim

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari hedh poshtë përfundimisht zërat për negociata të mundshme për përfshirje të qeveri. Ai thotë që u spekulua shumë mbi deklaratën dha kohë më parë.

“Unë vazhdimisht e kam përsëritur se s’ka asgjë për negociata për qeverinë. Këto janë vetëm spekulime të cilat besoj se i bëjnë këto të qeverisë për shkak të uljes së pazareve të njëri-tjetrit. Unë nuk e mohoj atë që e kam thënë në deklaratën e parë. Në qoftë se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendos kryetari, në jemi parti ku vendosin organet partiake”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

E ndërkohë, kreu i Alternativës Afrim Gashi, duke komentuar pyetjen për rikonstruimin e mundshëm të qeverisë dhe mundësinë që të mbesin jashtë saj, tha se kjo nuk i shqetëson ato.

“Alternativa si parti politike dhe unë jemi plotësisht të shkarkuar nga ajo se a jemi pjesë e shumicës apo opozitës apo kështu me radhë. Ne jemi në politikë për implementim të disa vlerave tona, për promovim të një koncepti politik të cilin ne e besojmë, për disa vlera në të cilat ne besojmë dhe ne ato vlera dhe ato parime do t’i promovojmë kudo që të jemi qoftë në parlament ose jashtë parlamentit, qoftë si pozitë apo opozitë”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski ka refuzuar planet për një rikonstruim më të gjerë të kabinetit të tij qeveritar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mjekët thonë se “Boki 13” nuk ka nevojë për hospitalizim, do të dërgohet në burg

Story i radhës

Krasniqi: Drita gjithmonë futet për fitore 

Të fundit nga

ShkoLartë