ash edhe tragjedite keqperdoren per ti goditur shqiptaret kjo eshte padrejtesi edhe ndaj viktimave te kocanit 67fbcbf4bd890

ASH: Edhe tragjëditë keqpërdoren për t’i goditur shqiptarët, kjo është padrejtësi edhe ndaj viktimave të Koçanit

April 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 prill – Fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me parapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjëdinë e Koçanit kanë dy qëllime:

– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qëndrore.

– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale.

Aleanca për Shqiptarët që në momentet e para ka shprehur ngushllime dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në tragjëdinë e Koçanit. Jemi të interesuar për drejtësi dhe përgjegjësi, për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë për tu dhënë familjarëve të paktën satisfakcionin e drejtësisë.

Padrejtësia, arrestimi dhe akuzat ndaj personave që nuk kanë përgjegjësi për këtë rast dhe keqpërdorimi politik dhe etnik i këtij rasti, vlerësojmë se është edhe padrejtësi ndaj vetë viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët më së shumti presin drejtësi dhe jo keqpërdorim të dhimbjes së tyre.

Ftojmë drejtuesit e Qeverisë, Prokurorisë dhe gjykatave që të ndërpresin këtë fushatë që nuk i shkon në dobi askujt, por dëmton të gjithë, pa përjashtim, si ata që kërkojnë drejtësi ashtu edhe ata të cilëve sot ju bëhet padrejtësi përmes akuzave dhe arrestimeve të pabaza.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

dokument artan grubi ka qene propozuesi per prokurorin kocevski qe po burgos njerezit e bdi se 67fbcbf19aeb4
Story i mëparshëm

Dokument: Artan Grubi ka qenë propozuesi për Prokurorin Kocevski që po burgos njerëzit e BDI-së

xhixho cdo vote per ilir metaj eshte garanci per demokraci 67fbd14465443
Story i radhës

Xhixho: Çdo votë për Ilir Metaj është garanci për Demokraci

Të fundit nga

Eksperiencat e forta i japin vlerë jetës

Një sëmundje, një aksident, fundi i një dashurie ose një situatë e papritur: ngjarje që ndryshojnë dukshëm perceptimin e gjërave për ne. Sepse nëse është e vërtetë që kur kjo ndodh, koha

Vdekja është një fillim i ri

I kam lexuar me emocion këto faqe që burojnë nga mendimi dhe dashuria e Angelo Scola-s, vëllai im i dashur në episkopat dhe një njeri që ka mbajtur detyra delikate në Kishë,
ShkoLartë