ASH: Dënojmë sulmin fizik të Krenar Osmanit ndaj drejtorit Driton Nebiu

1 minut lexim

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët:

“Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e Krenar Osmanit, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, Driton Nebiu, që ndodhi menjëherë pas konferencës për media të Kryetarit të Kuvendit të ASH.
Rasti është denoncuar në organet e rendit dhe të njëjtat i ftojmë që ta zbardhin dhe të merr epilogun e duhur ligjor. Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale.
Ju bëjmë thirje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër”.

Story i mëparshëm

​Guardiola: Nuk e di të ardhmen e Haaland

Story i radhës

Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës

Të fundit nga