Aleanca për Shqiptarët deklaratën e fundit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e vlerëson si të ngutshme, të papranueshme dhe të dëmshme, aq më tepër kur për akuzat e tilla nuk ka dëshmi relevante.
Në një reagim të ASH-së theksohet: “Duke pasur parasysh pozicionin me përgjegjësi që mban kreu i Komunës, presim që i njëjti të reflektojë, të mos përsëriten etiketime të tilla si dhe të gjendet zgjidhje e kontestit, një zgjidhje që do të jetë inkurajuese dhe e dobishme për të rinjtë tetovarë dhe organizatat joqeveritare, në shërbim të të cilëve janë edhe vet institucionet”.